Top News – Kthen Kodin Zgjedhor/ Meta-një mundësi për reflektim
23/10/2020 15:06

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi i cilëson ato si të njëanshme dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e parimet demokratike. “Ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor krijojnë një pozitë të pabarabartë, diskriminuese, duke rëndë ndesh si me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut; – Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 Tetor, për shkak të pozitave diskriminuese që ato përmbajnë krijojnë një terren shumë polarizues në vend. Kjo pozitë rëndohet edhe më shumë para faktit që në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, çdo kundërshtim i këtyre dispozitave lidhur me antikushtetutshmërinë e tyre nuk mund të marrë së shpejti një përgjigje përfundimtare; – Ndryshimet e njëanshme cenojnë kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian, çka do të përkthehet me një tjetër vendim negativ për Shqipërinë, duke cenuar drejtpërdrejt ecurinë e procesit të integrimit europian të vendit,”– shkruhet ndër të tjera në dekretin e Presidentit Meta. Pak orë më vonë pas daljes së dekretit, nga Korça ku mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në nder të mësueses Luiza Duli, e cila humbi jetën në një aksident, teksa shkonte në shkollë, Meta tha se kthimi pas i ligjit në Kuvend është një tjetër mundësi për maxhorancën socialiste. “Sapo është publikuar. Reagimi i menjëhershëm i PPE pasi kuvendi votoi në mënyrë të njëanshme këto ndryshime dhe thirrja e tyre për t’a kthyer këtë akt në Kuvend, dhe rikthimin e aktit në shinat e marrëveshjes së 5-qershorit, ishte një mundësi tjetër për maxhorancën, të respektojë këtë marrëveshje gjithpërfshirëse në të kundërt do të mbajë përgjegjësi për këtë ndryshim të rregullave të lojës dhe ç’është më e rëndësishmja të shkeljes së procesit të negociatave.”

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41