Top News – Kthehet makthi i terrorizmit në Evropë / Sulme në Belgjikë e Francë, policia në këmbë
17/10/2023 10:57

Policia në Bruksel, ka qëlluar për vdekje autorin e vrasjes së dy shtetasve suedezë, mbrëmjen e të hënës. Abdesalem Lassoued, 45 vjec, u qëllua për vdekje në një kafene në lagjen Schaerbeek. Dy shtetas suedezë mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me armë zjarri në Bruksel, ndërsa do të zhvillohej një ndeshje futbolli mes Belgjikës dhe Suedisë, tha mbrëmjen e të hënës policia. Belgjika rriti nivelin e gatishmërisë kundër terrorizmit në nivelin e saj më të lartë. Autori, ishte me origjinë tuniziane dhe po qëndronte në belgjikë në mënyrë të paligjshme pasi kërkesa për azil i ishte refuzuar. Në një video të postuar në mediat sociale ai tha se e kishte kryer sulmin në emër të zotit dhe se i përkiste shtetit islamik. Kryeministri belg Alexander de Croo konfirmoi në platformën e mediave sociale X, se viktimat ishin suedezë, por nuk konfirmoi emrat e tyre. “Sapo i ofrova ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit suedez për sulmin e tmerrshëm të mbrëmjes së sotme ndaj shtetasve suedezë në Bruksel”, tha Kryeministri belg de Croo. “Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë që humbën të dashurit e tyre. Si partnerë të ngushtë, lufta ndaj terrorizmit është një luftë e përbashkët”, tha ai. Një gazetë belge tha se kishte gjasa që viktimat të ishin tifozë sporti. Belgjika po luante në fushën e saj përballë Suedisë për fazën kualifikuese të kampionatit Euro 2024. Ndeshja u ndërpre gjatë pushimit pas gjysmës së parë, për shkak të arsyeve të sigurisë. UEFA njoftoi se do japë informacione në vazhdim.

Top News- Arrestohet ish-ambasadori, doli në skandalet e dosjes Epstein
23/02 23:00
Top Channel/ Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë, BE del huq në 4-vjetorin e luftës
23/02 22:57
Top Channel/ Bora “paralizon” SHBA, anulohen 5.600 fluturime
23/02 22:50
Top Channel/ Nga polic në ‘kokën’ e një prej karteleve më famëkeqe të drogës, kush ishte ‘El Mencho’
23/02 22:46
Top Channel/ Arrestohet ish-ministri britanik Mandelson prej dosjes “Epstein”
23/02 22:37
Top News- Dhunë e kaos në Meksikë, vdekja e bosit të drogës sjell kaos e vrasje masive
23/02 22:14
Top Channel/ Vdekja e bosit të drogës ‘El Mencho’, vriten 25 anëtarë të Gardës Kombëtare
23/02 21:42
Top Channel/ Kaos në Meksikë, eliminohen 25 ushtarë, rrezikohet Botërori
23/02 20:01
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Konjufca, në krye të dialogut me Serbinë: Procesi i kalon MPJ-së!
23/02 15:23
Top News – Rusia ‘shpall’ fitoren në Ukrainë / Banderolë në ambasadën ruse, proteston Koreja e Jugut
23/02 15:01
Top News – Të fortët shkelin ligjin ndërkombëtar / OKB dënon rritjen globale të ‘sundimit të forcës’
23/02 14:54
Top News – Hungaria bllokon sanksionet për Rusinë / BE e zemëruar, Macron kërkon të rritet presioni
23/02 14:46
Top News – SHBA tërheq trupat nga Siria / Autokolona me kamionë dhe mjete të blinduara
23/02 14:43
Top News – Në shkollë me makinat e xhandarmërisë / Uji i përmbytjeve s’është tërhequr ende në Francë
23/02 14:37
Top News – Të hiqet nga linja e trashëgimisë së fronit / Australia kundër vëllait të mbretit Charles
23/02 14:32
Top News- Grenlanda i thotë Trumpit: ‘Jo faleminderit’/ Refuzon ofertën për dërgimin e anijes spital
23/02 12:40
Top News – ‘Putin ka nisur Luftën e III Botërore’/ Zelenski flet për BBC: Duhet ndaluar me çdo kusht
23/02 12:40
Top News – Armada e Trumpit rrethon Iranin / Eskorta e USS Gerald Ford në Mesdhe, ‘do mbrohemi’
23/02 12:30
Top Channel/ Zelensky për BBC: “Lufta e tretë botërore ka nisur, Putin duhet ndaluar”!
23/02 12:08
DIGITALB DIGITALB