Studentët iranianë janë parë duke brohoritur kundër Qeverisë dhe duke u përballur me forcat e sigurisë pranë një universiteti në Teheran, sipas videove të shpërndara në rrjetet sociale dhe raportimeve të tjera. Protesta shpërtheu më 21 shkurt pranë Universitetit “Sharif”, ndërsa studentët u përballën me ushtarë nga Basij, një forcë vullnetare paraushtarake që ka luajtur rol të madh në shtypjen e protestave të mëparshme politike.