Mijëra njerëz të evakuuar në Francën jugperëndimore për shkak të një zjarri të madh u lejuan gradualisht të ktheheshin në shtëpi të premten, pasi autoritetet thanë se zjarri, i cili ka djegur gjithcka që i ka dalë para për më shumë se një javë, është vënë nën kontroll. Autoritetet franceze kanë përfunduar evakuimin e 12 distrikteve në perëndim dhe jugperëndim të Bordosë, duke lejuar 144,000 njerëz të kthehen në shtëpi, tha prefektja e Girondës Sophie Brocas në një deklaratë të premten.