Top News – Kthehen 11 vetë nga Siria/ Kosovë, tani nis sfida e riintegrimit
19/07/2021 21:18

Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën se shtatë nga 11 të kthyerit nga Siria në Kosovë të shtunën, po mbahen në ndalim policor prej 48 orësh ndërsa pritet të paraqiten para gjykatës “sipas afateve ligjore”. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, njëherësh bashkërendues kombëtar për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, tha në një konferencë për media se rehabilitimi dhe riintegrimi i të kthyerve nga Siria është sfidë e madhe për institucionet e vendit. “Tani fillon puna e madhe me riintegrimin e shtetasve tanë të kthyer në Kosovë, do të na duhet angazhim shumë dimensional, jo vetëm i institucioneve të sigurisë por edhe i atyre të mjekësisë, arsimit e të gjitha instrumenteve shtetërore në mënyrë që këta persona sa më mirë të integrohen në shoqëri, normalisht ata të cilët kanë kryer krime edhe të sillen para drejtësisë”, tha Sveçla. Në mesin e 11 të kthyerve nga zonat e konfliktit në Siri, janë gjashtë burra, një grua dhe katër fëmijë, ndërsa kthimi i tyre sipas autoriteteve në Kosovë u bë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ambasada amerikane në Prishtinë, tha të shtunën se kthimi i këtyre shtetasve “dëshmon vullnetin e Kosovës që të marrë përgjegjësi për shtetasit e saj, ndërsa vendos shembull edhe për të tjerët”. Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha ndërkohë se për momentin nuk ka një numër të saktë të shtetasve të Kosovës që ndodhen ende në zona të konfliktit. Deri më tani janë kthyer që andej gjithsej 253 persona, mes të cilëve 39 gra dhe 84 fëmijë. Që nga fillimi i konfliktit në siri, rreth 400 shtetas kosovarë besohet se kanë shkuar atje. Mbi 70 kanë humbur jetën ndërsa shumë të tjerë janë kthyer ndër vite, kryesisht të zhgënjyer me cka janë përballur.

Top Channel/ Grenell sulmon Vjosa Osmanin: Turp! Manipuloi fjalët e Presidentit Trump
13/07 23:19
Top News – ‘Po saboton qëllimisht shtetin!’ / Partitë opozitare kundër Lëvizjes Vetëvendosje
13/07 21:00
Top News – ‘Kurtit nuk i bëhet vonë…!’ Zyrtari i Departamentit të Shtetit ‘zbarkon’ në PDK
13/07 19:30
Top News – Krizës politike nuk i shihet fundi…Kosovë, dështon edhe përpjekja e 46 për konstituim
13/07 19:00
Top News – Katër deputetë shkojnë në prokurori / Kosovë, apartamente dhe të ardhura të paraportuara
13/07 15:31
Top News – Fermerët e Kosovës ‘mbeten jetimë’ / ‘Pa subvencione’, të pakënaqur me çmimin e grurit
13/07 15:29
Top Channel/ Kriza, Kurti do takojë Limajn/ Seanca e 46-të për konstituim, “Nisma” negocion me LVV
13/07 15:14
Top Channel/ “Drejtësi, jo hakmarrje”, potestë për eliminimin nga pakujdesia të Zejnullahut
12/07 15:19
Top News – Protestë në Lipjan. Kërkohet drejtësi për eliminimin e Agon Zejnullahut
12/07 13:18
Top News – Osmani do të pyesë Kushtetuesen. Ngërçi në Kuvend, çfarë ndodh pas datës 26 korrik!
12/07 12:21
Top Channel/ Kosovë, dështimet sjellin tension! Polemika mes opozitës dhe LVV
11/07 20:04
Top News- 30 vite nga genocidi në Srebrenicë/ Politika përkujton masakrën- s’ka paqe pa drejtësi
11/07 16:56
Top News- Murseli s’ka probleme mendore/ Del raporti i ezkaminimit, do përballet me gjyqin
11/07 13:12
Top News- Serbia plan për të sulmuar Kosovën, e konfirmon dhe Osmani: Trump i qartë
10/07 22:13
Top Channel/ I morën jetën 27 vjeçarit, zbardhet dëshmia e policëve në Kosovë
10/07 20:19
Top Channel/ Momenti kur nxirret nga liqeni makina e 23-vjeçarit që u gjet i pajetë
10/07 20:06
Top News- Çfarë ndodh pas 26 korrikut! Djegia e mandateve të deputetëve dhe roli i Osmanit
10/07 15:08
Top Channel/ DASH nis zytarin e lartë në Kosovë: Hanrahan shkon edhe në Serbi e Bosnje!
10/07 13:58
Top Channel/ Rasti shokues i 27 vjeçarit, jep dorëheqjen drejtori i policisë në Lipjan!
10/07 13:53
Top Channel/ Kuvendi i Kosovës, 26 korriku afati i fundit? Cfarë ndodh nëse nuk zbatohet!
10/07 11:54