Një fragment në këngën më të fundit të Capital T është bërë shkas që fansat të vënë në qendër të kritikave reperin. Klipi i këngës është xhiruar në Shkodër ku tregohen dhe disa sekuenca nga Kisha e Madhe por ajo që bie në sy në një pjesë të klipit është fakti se kryqi sipër katedrales është fshirë, gjë e cila i ka revoltuar jo pak ata. Për këtë arsyë ka reaguar reperi me anë të disa postimeve në rrjetet sociale për të sqaruar sitautën.