Një foto është publikuar nga mediat britanike që tregon kryeministrin Boris Johnson ndërsa pi verë me stafin e Doëning Street gjatë izolimit të parë të koronavirusit, vitin e kaluar. Imazhi i publikuar nga e përditshmja Guardian, tregon një takim në ambjent të hapur më 15 maj 2020. Stafi shihet i mbledhur në kopshtin e Doëning Street, që është edhe rezidenca e kryeministrit. Johnson ndërkohë është i fotografuar me të fejuarën e atëhershme, Carrie Symonds dhe dy persona të tjerë, të ulur në një tryezë. Mbi të, shishe vere dhe një pjatancë me djathëra.