Top News – Kryetarët do votohen në dy qarqe!/ Listat e deputetëve, ku përplasen liderët
24/01/2021 15:20

Duhen edhe 90 ditë nga dita e votimeve të 25 prillit dhe interesi i të gjithëve janë emrat e kandidatëve jo vetëm nga Partia Socialiste, por edhe opozita, e cila në koalicionin e saj ka edhe partitë të tjera si LSI, apo PDIU. Deri më tani janë lakuar emrat e koordinatorëve politikë nga të tre këto forca politike, por padyshim që Tirana mbetet qarku problematic, sepse ka edhe numrin më të madh të deputetëve. Pas shumë enigmash, kryetari i Partisë Demokratike do të jetë në listën e qarkut të Tiranës. Këtë e ka zbuluar fillimisht numri dy i PD-së, Gazment Bardhi gjatë një interviste për median, por u konfirmua edhe nga vetë kryedemokrati. Edhe në zgjedhjet e katër viteve më parë Basha ishte në krye të listës së Tiranës. Ndërsa enigma mbetet ende se ku do të konkurrojë kryesocialiste Edi Rama. Vlora dhe Durrësi janë përmendur si qarqe të mundshme. Në zgjedhjet e shkuara, Rama ishte deputeti i Vlorës, ndërsa ishte renditur i jo i pari, por i gjashti në listën e kandidatëve për deputet, duke treguar se ky ishte dhe synimi i mandateve për këtë qark. Edhe pse rezultati ishte tejet suprizues duke rrëmbyer tetë mandate nga 12 që ka gjithsej ky qark. Kandidimi i Ramës në Durrës mund të lidhet dhe me faktin se si qarku i prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, dhe se aty qeveria ka përqendruar pothuajse të gjitha investimet për rimëkëmbjen e qytetit bregdetar. Nga ana tjetër, vendosja e Ramës në një qark ku beteja është tejet e fortë mes demokratëve dhe socialistëve mund të shihet dhe si tregues më shumë për maksimizin e votave të PS-së, duke pasur në konsideratë se edhe në qytetin bregdetar duhet një emër me peshë për të bindur elektoratin durrsak. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka vendosur që të kandidojë në dy qarqe, nisur nga fakti se Kodi Zgjedhor ia mundëson një gjë të tillë. Vetë ajo ka bërë të ditur se do të kandidojë në Fier dhe në Elbasan. Qarku Fier ishte preferenca e Kryemadhit edhe në zgjedhjet e shkuara, ndërsa më parë ka kryesuar listën në qarkun e Lezhës.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41