Top News- Kryeqytetet që zhduken në sekonda/ Në televizionin rus stimulohet një sulm bërthamor
30/04/2022 19:10

Ndërkohë që tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit përshkallëzohen dita-ditës, kërcënimet se Rusia mund të përdorë armët bërthamore janë bërë të përditshme në mediat ruse. Lideri i partisë nacionaliste ruse, Alexei Zuravlyov, prezent në një program televiziv tha se çfarë do të ndodhte nëse Moska do të përdorte armë bërthamore. Ky diskutim, i cili disa muaj më parë do konsiderohej jashtë vendit dhe kohës, u zhvillua pikërisht në televizionin shtetëror rus. Ai paralajmëroi se nëse Rusia do të përdore armë bërthamore kundër Mbretërisë së Bashkuar, atëherë kombi ishullor do të fshihej nga harta. Ajo që ka tronditur mediat perëndimore, është pyetja e shtruar nga televizioni shtetëror rus: për sa kohë mund të shkatërrohen Berlini, Londra dhe Parisi nga një sulm bërthamor nga Rusia? Madje, prezantuesit u treguan shikuesve një hartë që tregon se raketat e lëshuara nga Kaliningradi do të kaloni midis Polonisë, Lituanisë dhe Detit Baltik. Sipas simulimit, raketat mund të arrijnë në Berlin në 106 sekonda, Paris në 200 sekonda dhe Londër në 202 sekonda. Përllogaritjet u bënë live në emision, i cili është një nga programet televizive më të njohura të Rusisë. Zuravlov këmbënguli se kërcënimi bërthamor ishte mënyra e vetme që Rusia të arrije qëllimet e saj, ndërkohë që gazetarët shpjeguan se vendet e tjera kanë armë bërthamore dhe mund t'i përdorin. Pamjet: AFP

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30