Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hita u ndal këtë të enjte në Korçë ku zhvilloi një takim në drejtorinë vendore të këtij qarku me drejtuesit dhe shefat e komisariateve dhe ata të sektorëve. Për rreth një orë kryepolici foli për një sërë problematikash ndërsa dha dhe direktivat e tij. Burime brenda mbledhjes, bënë të ditur se porositë e Skënder Hitës lidhen me goditjen e rasteve të kultivimit e shpërndarjes të lëndëve narkotike, po ashtu edhe me evidentimin e personave që janë të përfshirë në grupe kriminale apo armëmbajtjes pa leje.