Mijëra qytetarë u mbodhën këtë të premte në kryeqytetin grek për të kujtuar kryengritjen studentore të Universitetit Politeknik të Athinës, të njohur si kryengritja e 17 nëntorit, ku humbën jetën 39 persona. 5 mijë e 500 punonjës policie, helikopterë dhe dhjetëra mjete zjarrëfikëse u vendosën në alarm të kuq për ruajtjen e rendit, në kuadër të protestës që mblodhi mijëra qytetarë.