Lideri konservator finlandez, Petteri Orpo, ka fituar garën elektorale të së dielës duke mundur qendrën e majtë të kryeministres Sanna Marin. “Ne morëm mandatin më të madh të mundshëm”, tha ai pas një nate dramatike në të cilën rezultatet gradualisht përcaktuan disfatën e socialdemokratëve të Marin.