Top News – Kryeministrja Meloni nën hetim / Prokuroria italiane, dosje për ‘të kërkuar ndërkombëtar’
29/01/2025 12:10

Drejtësia italiane po heton mbi kryeministren Giorgia Meloni për shkak të lirimit të një të akuzuari si kriminel lufte nga Libia, që është në kërkim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Prokurorët po hetojnë edhe ministrin e Drejtësisë, ministrin e Brendshëm dhe sekretarin e Shtetit për Shërbimet Sekrete. Meloni deklaroi ndërkohë se nuk është e detyruar të japë dorëheqjen. Fakti që ndaj saj po hetohet, nuk do të thotë se ajo është fajtore, dhe as se detyrimisht do të pasojë një padi zyrtare. "Unë nuk lejoj të më bëjnë presion, nuk lejoj të më trembin, për këtë arsye unë jam e padëshiruar për ata, që duan që Italia të ndryshojë dhe të bëhet më e mirë", shkruan Meloni në Facebook. Italia ka lënë të lirë një të dyshuar për krime lufte dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare do të dijë, përse ka ndodhur kjo. Gjykata Penale Ndërkombëtare e akuzon libianin për tortura dhe përdhunime. Fjala është për Osama Almasri Najeem, shef i policisë kriminale të Libisë dhe një ndër drejtuesit e burgut famëkeq të milicive SDF, të mbështetur nga qeveria në kryeqytetin Tripoli. Trupa e milicëve, që vepron si një lloj policie ushtarake, akuzohet se gjatë luftës civile në Libi ka kryer një sërë mizorish. Urdhërarresti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare kundër Najeemit bazohet në krime të kohëve të fundit dhe krime në burgjet e SDF-së. Gjykata Penale Ndërkombëtare e akuzon atë për krime çnjerëzore si vrasje, tortura dhe përdhunime të të burgosurve. Ky rast është mjaft delikat për qeverinë italiane. Më 19 janar, sipas një të dhëne nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, Najeem është arrestuar në Torino, por dy ditë më pas sërish është liruar dhe mënjehrë ka udhëtuar për në Tripoli, ku është pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij. Sipas disa njoftimeve në media për flurutimin e Najeem është përdorur një avion i shtetit italian. Si shtet që ka nënshkruar kontratën me Gjykatën Penale Ndërkombëtare Italia duhet t'i dorëzojë personat e dyshuar dhe në kërkim nga kjo gjykatë.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50