Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Uashtingtonit për t’u ulur në tryezën e Bordit të Paqes. Sikurse paralajmëroi në foltoren e kuvendit, ditën kur votohej aderimi i Shqipërisë në organizatën ndërkombëtare të themeluar nga presidenti amerikan, Donald Trump; kreu i qeverisë shqiptare do të jetë në Shtetet e Bashkuara më 19 shkurt, bashkë me udhëheqësit e vendeve të tjera që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Trump.