Kryeministri sllovak Robert Fico e ka kaluar rrezikun për jetën, pas ndërhyrjes së mjekëve që zgjati mbi pesë orë. Deklarata është bërë nga kabineti qeveritar në Bratislavë. Fico u qëllua katër herë pas një mbledhje qeverie të mbajtur jashtë kryeqytetit. Ministri i Mbrojtjes Robert Kalinak tha në një konferencë për shtyp orë më parë se Fico kishte pësuar "traumë të shumëfishtë të rëndë".