Kryeministri Edi Rama kërkon nga deputetët dhe ministrat e tij që të punojnë për të rikthyer besimin e qytetarëve te qeverisja e Partisë Socialiste. Ai prezantoi dy dokumente, i pari një cikël të ri politik, që e pagëzoi me emrin ‘Rilindja 2.0’. Për të jetëzuar këtë cikël, kryesocialisti u ndau deputetëve dhe ministrave në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar socialist manualin e përpunuar prej tij titulluar ‘Besa’.