Qeveria e Singaporit ka vendosur të rrisë pagat vjetore të ministrave dhe zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe kryeministrin Lawrence Wong, i cili konsiderohet lideri politik më i paguar në botë. Me skemën e re të pagesës, ai do të përfitojë një rritje prej rreth 1.4 milionë dollarësh singaporianë në paketën e tij vjetore, thënë ndryshe një rritje prej mbi 60%. Kryeministri ka deklaruar se shumën shtesë që do të përfitojë nga rritja e pagës do ta dhurojë për bamirësi gjatë pesë viteve të ardhshme.