Talat Xhaferi mori mandatin për të formuar qeverinë e teknike të përkohshme në Maqedoninë e Veriut. Në një ceremoni të organizuar në presidencë, ishte presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ai që i dha mandatin Xhaferit, për të formuar qeverinë, e cila do të votohet të dielën e 28 janarit në parlamentin e Maqedonisë.