Kryeministri i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fadil Novalliç, u dënua me katër vjet burgim për blerjen në mënyërë të paligjshme të respiratorëve kinezë gjatë pandemisë së koronavirusit. Gjykata në Bosnje e Hercegovinë shpalli dënimin e shkallës së parë kundër Novallic dhe të pandehurve të tjerë në këtë rast, të mërkurën. Të akuzuar janë edhe ish shefi i Mbrojtjes Civile të Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fahrudin Sollak, dhe pronari i kompanisë bujqësore “Srebrena Malina”, Fikret Hoxhiç. Sollak u dënua me gjashtë vjet burgim dhe Hoxhiq me pesë.