Kryeministri britanik Rishi Sunak është nën hetim pasi dyshohet se ka thyer kodin e sjelljes së deputetëve. Hetimi, i cili ka nisur të enjten e kaluar dhe është konfirmuar të hënën, është përqendruar tek aksionet që bashkëshortja e tij Akshata Murth, ka në agjencinë Koru Kids. Sunak nuk ka përmendur më herët lidhjet e bashkëshortes së tij, me kompaninë në fjalë, kur ai u mor në pyete nga deputetët.