Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj , priti në Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane , Konsullin e Shqipërisë në Liban , Marc Ghorayeb. Kryegjyshi e falënderoi atë për misionin e madh humanitar, për kontributin e që ka dhënë e vazhdon të japë për nxjerrjen nga kampi i ISIS të fëmijëve shqiptarë. Kryegjyshi i kërkoi konsullit që të punojë pa ndërprerje për ketë mision të madh.