Christophe Barthès, kryetari i bashkisë së Carcassonne nga radhët e Partisë Kombëtare, të Marine Le Pen spërkati me ujë nga ballkoni anëtarët e sindikatës që po demonstronin në rrugë. Episodi u regjistrua të enjten, ndësa ishte vetë kryebashkiaku qe e regjistroi episodin dhe e hodhi në rrjetet sociale. "Hajde, hajde, le të freskohemi pak ", tha kryebashkiaku ndërsa e shoqëroi videon me mbishkrimin: "Vala e të nxehtit ka mbaruar!" Qytetarët po protestonin kundër dëbimit të tyre nga një ndërtesë, një vendim i marrë nga administrata aktuale bashkiake. Ndërkohë videoja, e postuar në Facebook, ka shkaktuar reagime të shumta, ky shumë qytetarë e quajtën një provokim. Ndërsa të tjerë e etiketuan kryebashkiakun si qesharak. Qyteti i prefekturës Aude ra në duart e së djathtës ekstreme gjatë zgjedhjeve bashkiake. Christophe Barthès fitoi mandatin e tij të parë kombëtar në zgjedhjet legjislative të vitit 2022. I zgjedhur deputet për zonën e parë zgjedhore të Aude, ai u rizgjodh në vitin 2024, me 61.44% të votave kundër Philippe Poutou, udhëheqësit të Partisë së Re Antikapitaliste (NPA). Dy vjet më vonë, ai kontribuoi në zgjedhjet lokale të së djathtës ekstreme duke i dhënë një qytet të ri me 50,000 banorë forcës së ekstremit të djathtë partisë Kombëtare.