Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posacme antikorrupsion pas 90 minutash intevistë nga hetuesit. Pas daljes nga SPAK, Bushi nuk pranoi pranoi të flasë për mediat dhe tha se u thirr për një gjë pa rëndësi. Dyshohet se Bushi u thirr në SPAK për shkak të denoncimeve nga disa qytetarë, për abuzim me tendera.