Top News/ Kryebashkiaku i Devollit në gjyq/ Eduard Duro akuzohet për ‘shpërdorim detyre’
07/12/2024 15:16

Pasi thirri dy herë në ambientet e tij kryetarin e Bashkisë Devoll për ta marrë në pyetje, SPAK mbylli hetimet për Eduart Duron dhe 4 persona të tjerë, teksa bëri kërkesë në Gjykatën e Posaccme për kalimin e dosjes për gjykim. Nga veprimet hetimore u konstatuan shkelje ligjore nga njësia administrative Qendër Blisht, në dhëniën e lejes për një pikë karburanti në vitin 2015 në Devoll, Kapshticë dhe për autorizimin e saj 5 vite më vonë. SPAK thotë se prej vitit 2015 dhe në vijim, nga dhënia e lejes dhe autorizimit në kundërshtim me ligjin janë realizuar përfitime të padrejta nga kjo shoqëri. Eduart Duro në cilësinë e kryetarit të bashkisë, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Devoll, Astrit Seferkolli pajisën një pikë karburanti, me autorizim “Për tregtimin me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës dhe vajrave lubrifikante, në stacionin rruga nacionale Bilisht-Kapshticë, kilometri 10, në afërsi të Doganës, Kapshticë”. Ky autorizim, sipas veprimeve hetimore është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe VKM në 970 dt. 2.12.2015 dhe në atë kohë sipas organit të akuzës, pika e karburantit nuk ka qenë e pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar. Ndërsa Vojsava Bregu Administratore e komanduar në Njësinë Qendër Bilisht i mundësoi pikës së karburatit leje për tregtimin me pakicë të karburanteve. Përevec kësaj, me vendim të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në datë 4 tetor të vitit 2019 ishte vendosur edhe prishja e tij. Ndaj Eduart Duros, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Mali SPAK ka ngritur akuzën “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim ndërsa për Vojsava Bregu akuzën “Shpërdorim detyre” dhe Shkelje në dhënien e lejes dhe autorizimit për pikën e karburantit.

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11