Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari mund ta humbasë mandatin para kohe për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka mbërritur shkresa e Prokurorisë së Posaçme, që njofton Komisionerin Ilirjan Celibashi se Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme.