Komisioni i Posaçëm për reformën territroiale zhvilloi këtë të mërkurë dëgjesën e parë me kryetarët e Bashkive. Diskutimet zgjatën për orë të tëra, ndërsa kryebashkiakët ngritën si shqetësim ndarjen e shërbimeve. Kryebashkiakët e qarkut të Durrësit sugjeruan që dhe legalizimet të jenë kompetencë e autoriteteve vendore ashtu si dhe lejet e ndërtimin. Dëgjesa u shoqërua dhe me debate, ndërsa u kundërshtua ideja për të shkrirë në një territor Durrësin e Shijakun.