Është inauguruar Komisariati i ri i Policisë në Krujë, një investim i rëndësishëm që shënon një tjetër hap konkret në drejtim të modernizimit të Policisë së Shtetit dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Në aktivitetin e organizuar me këtë rast morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi. Në fjalën e tij ministri Lamallari kërkoi nga punonjësit e policisë rritje të standardit të shërbimit ndaj qytetarëve.