Mbërrin për herë të parë në portin e Durrësit kroçera luksoze “Seven Seas Grandeur”, një nga anijet më elegante dhe moderne të flotës botërore të udhëtimeve detare. Mbërritja e saj konsiderohet nga autoritetet detare një ngjarje e veçantë për turizmin detar në vend. Ajo njëkohësisht mbyll dhe sezonin e kroçerave për vitin 2025.