Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë ka nisur procesin e rindërtimit të kazermave në “Beli Manastir” në Baranja, afër kufirit me Serbinë, me qëllim vendosjen atje të pajisjeve luftarake M2A1 ODS “Bradley”. Kontingjenti i parë prej 22 automjetesh ka arritur nga SHBA-ja në portin e Rijekës, në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.