Top News – Kroaci, tërmeti tragjik/ Shqipëria ndihmon me 250 mijë euro
30/12/2020 14:15
Qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 250 mijë euro në ndihmë të Kroacisë, pas tërmetit tragjik të djeshëm, ku humbën jetën 7 persona. Lajmin e ka bërë publik kryeministri Edi Rama, i cili njofton se sapo ka nënshkruar një vendim të tillë.