Personel ndihmës i huaj, veçanërisht punonjës nga Turqia, të cilët do të punësohen për një periudhë të kufizuar, pritet që të angazhohen së shpejti për të ndihmuar me trajtimin e bagazheve dhe kontrollin në aeroportet gjermane. Vendimi është bërë i ditur nga Ministri gjerman i Transportit Volker Ëissing, Ministrja e Brendshme Nancy Faeser dhe Ministri i Punës Hubertues Heil në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin. Ata e bënë të qartë se nuk do të ketë kompromis për sigurinë. Ndihmësit duhet të paguhen sipas tarifave në fuqi. Ministri i Transportit Ëissing tha ndërkohë për ZDF se "gjatë pandemisë, kur u ndërprenë fluturimet, punonjësit u larguan, kërkuan punë diku tjetër dhe tani nuk janë në dispozicion.