Top News- Kriza politike në Serbi/ Kuvendi shqyrton mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë
28/07/2026 13:00

Deputetët e Kuvedit të Serbisë debatuan për orë të tëra të hënën mbi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Serbisë. Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Popullore të Serbisë (NPS), Mirosllav Alleksiç, tha se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë është nxitur kryesisht nga çështja e njohur si “Shtabi i përgjithshëm” dhe roli i ministrit serb të Kulturës, Nikolla Sellakoviq, në këtë rast. Mocioni u dorëzua nga 62 deputetë të opozitës në muajin shkurt, pasi Prokuroria për Krimin e Organizuar nisi hetime ndaj Sellakovic dhe tre zyrtarëve të tjerë. Sipas Prokurorisë, ata dyshohen se kanë falsifikuar dokumente për t’ia hequr statusin e monumentit të mbrojtur kompleksit të ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, i cili u dëmtua gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Heqja e këtij statusi hapi rrugën për ndërtimin e një kompleksi, ku do të investonte Jared Kushner, investim nga ku hoqi dorë. Nëse Kuvendi miraton mocionin e mosbesimit, atëherë do të nisë afati 30-ditor për formimin e një qeverie të re. Nëse kjo nuk ndodh, Kuvendi do të shpërndahet dhe do të shpallen zgjedhjet e reja parlamentare. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar më herët se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në tetor ose nëntor, ndërsa ato presidenciale disa muaj më vonë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06