Për të pestën ditë radhazi, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë vazhduar protestuar para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar thirrjen dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Përveç Rinisë Demokratike të Kosovës, deputetëve të PDK u janë bashkuar edhe disa fermerë, të cilët janë shprehur se kriza institucionale po e rëndon edhe më shumë gjendjen e prodhuesve, të cilët tashmë po përballen me kosto të larta, treg të pasigurt dhe konkurrencë të fortë nga importi. Deputetët e PDK-së po kërkojnë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të thërrasë seancën konstituive, duke e konsideruar zvarritjen e saj si shkak të vazhdimit të ngërçit institucional në vend.