Kriza politike dhe institucionale në Kosovë vazhdon të ndikojë në funksionimin e plotë të institucioneve, në proceset legjislative dhe në jetën e qytetarëve. Avokati i Popullit, Naim Qelaj, thotë për KosovaPress, se vendi po funksionon për të dytin vit pa institucione të plota, si pasojë e zgjedhjeve të përsëritura.