Top News – Kriza në kufirin polak / Frika e evropës: Rrezik përplasjeje ushtarake
12/11/2021 12:58

Vendet në kufi me Bjellorusinë shprehën shqetësimin se një krizë mbi numrin në rritje të emigrantëve që po përpiqen të depërtojnë drejt Bashkimit Evropian, mund të përshkallëzohet në një përplasje ushtarake. Lituania, Estonia dhe Letonia dënuan "përshkallëzimin e qëllimshëm të sulmit në disa fronte nga ana e regjimit bjellorus", që siç thanë ata "përbën kërcënim serioz për sigurinë evropiane". Autoritetet e këtyre vendeve akuzuan Bjellorusinë se po i përdor emigrantët si armë. "Kjo rrit mundësinë e provokimeve dhe incidenteve serioze që mund të përhapen edhe në fushën ushtarake", thuhej në një deklaratë të përbashkët të ministrave të mbrojtjes të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë. Autoritetet në Varshavë thanë se sërish gjatë natës emigrantët e bllokuar brenda Bjellorusi, hodhën gurë e mjete rrethanore mbi rojet kufitare polake në një përpjekje për të prishur një gardh me tela me gjemba e duke tentuar të hyjnë me forcë në Poloni. Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, kërcënoi se do të hakmerrej ndaj çdo mase të re, përfshirë mbylljen e tubacioneve të gazit natyror që kalojnë tranzit nëpërmjet Bjellorusisë. Kriza ka ndezur një përplasje të re mes Perëndimit dhe Rusisë. Kjo e fundit dërgoi të mërkurën dy bombardues strategjikë me kapacitete bërthamore për të patrulluar hapësirën ajrore të Bjellorusisë në shenjë mbështetjeje për aleatin e saj. Bjellorusia tha se avionët rusë kryen stërvitje për të dytën ditë të enjten. "Po, këta janë bombardues të aftë për të mbajtur armë bërthamore", tha Lukashenko. "Ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne duhet të shohim se çfarë po bëjnë ata atje, përtej kufijve".Kremlini tha se Rusia nuk ka asnjë lidhje me tensionet në kufi dhe shtoi se prania e personave të armatosur rëndë nga të dyja palët, një referencë e dukshme për rojet kufitare bjelloruse dhe polake, ishte një burim shqetësimi.

Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
DIGITALB DIGITALB