Kuvendi i Kosovës përmes një séance plenare të jashtëzakonshme ka mbështetur vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë Kjo është hera e pestë që brenda këtij viti që deputetët votojnë për zgjatjen e këtyre masave, të cilat janë hartuar nga qeveria e kryemunistrit Albin Kurtu në korrik. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deklaroi para deputetëve se gjendja emergjente duhet të zgjatet për shkak të krizës energjetike në Evropë.