Kriza në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë do të zgjasë me muaj, tha ministri polak i mbrojtjes të mërkurën ndërsa disa mijëra emigrantë mbeten të bllokuar në kufirin lindor të BE-së, në atë që blloku e quan një fushatë të pastër shantazhi nga Minsku. Nëntë ushtarë polakë u lënduan të martën dhe polonia përdori ujin me presion kundër një grupi të vogël emigrantësh që qëlluan me gurë nga përtej rrethimit me tela me gjemba të kufirit.