Një drejtësi e besueshme dhe e pavarur, ndikon në përshpejtimin e rrugës europiane të Shqipërisë. Ky ishte thelbi I qëndrimit të ambasadorit të Be në Shqipëri, Silvio Gonzato, në takimin me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani. Në një postim në rrjetet sociale të delegacionit të Be në Shqipëri bëhet e ditur do të ndiqet me vëmendje zgjedhja e kreut të ri të SPAK, teksa theksoh se BE do të vijojë mbështetjen ndaj kësaj strukture.