Dhoma Amerikane e Tregtisë shfaq kritika për projektvendimin e qeverisë, i cili pritet të prekë investimet e huaja direkte në vend. Duke vlerësuar se ky draft rrezikon të krijojë pasiguri juridike dhe të dekurajojë investitorët e huaj seriozë, dhoma amerikane e tregëtisë i ka nisur një letër ministres Delina Ibrahimaj dhe sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi, ku rendit shtatë sugjerime.