Top News – Krishtlindje të acarta, temperatura -45 /’Ciklon-bombë’ e ngrica, 90 mln njerëz në rrezik
22/12/2022 12:35

Një stuhi e fortë dimri që ka përfshirë SHBA-në këtë dimër, mund të sjellë krishtlindjet më të ftohta në katër dekada në disa pjesë të vendit. Një valë të ftohti që shënohet vetëm një herë në një gjeneratë, do të përfshijë veriperëndimin e paqësorit para se të drejtohet më në lindje dhe të shndërrohet në një ciklon-bombë të premten. Më shumë se 90 milionë njerëz ndërkohë janë nën paralajmërime për mot ekstrem në 37 shtete të amerikës. Rreth 80 për qind e vendit pritet të regjistrojë temperatura nën zero, përfshirë shtete jugore, si Teksasi. E emërtuar stuhia dimërore Elliot, nga Ëeather Channel, shpërthimi arktik pritet të sjellë krishtlindjet më të ftohta në SHBA që nga fundi i viteve 1980. Edhe Florida, shteti i rrezeve të diellit, pritet të kalojë krishtlindjet më të ftohta në 30 vite. Shërbimi kombëtar i motit tha se temperatura të acarta prej -45 gradësh celcius mund të shënohen në fund të kësaj jave në disa pjesë të vendit. Guvernatorët në Kentaki dhe Karolinën e veriut ndërkaq kanë shpallur gjendjen e emergjencës. Reshjet e borës dhe ngricat pritet të shkaktojnë edhe kaos në udhëtime në fundjavë. E ndërsa stuhia dimërore forcohet meteorologët paralajmërojnë se ajo do të shndërrohet në një ciklon bombë. Ky është emërtimi që i është dhënë një stuhie që intensifikohet shpejt, me presionin e ajrit që bie me të paktën 24 milibarë në 24 orë. Këto quhen ciklone bombë për shkak të fuqisë shpërthyese të shkaktuar nga rënia e shpejtë e presionit. Stuhi të tilla sjellin kushte ekstreme të motit dhe janë jo shumë të pazakonta në shba dhe kanada.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48