Qindra besimtarë të krishterë morën pjesë në meshën e vigjiljes së Krishtlindjes, e cila u mbajt kishat katolike dhe ortodokse në të gjithë vendin. Në Katdralen e Shkodrës mesha e Shenjtë u udhëhoq nga Arqipeshkvi Angelo Massafra, i cili këtë vit celebron Krishtlindjen e fundit në detyrën e tij si udhëheqës i këtij komuniteti katolik. Në mesazhin e tij përpara besimtarëve, Arqipeshkvi Massafra foli për sfidat dhe problemet sociale që përballon vendi ynë, teksa u bëri thirrje besimtarëve për më shumë angazhim në ndihmë të atyre që janë në nevojë.