Falimentimi i dy bankave në SHBA po shtyn kompanitë e kriptomonedhave që të zhvendosin asetet e tyre në drejtim të Zvicrës, megjithëse mes dy vendeve nuk ka një rregullore të qartë për këto transferta. Klientët e kriptomonedhave të dy bankave, Silvergate Capital dhe Signature Bank, të cilat deklaruan falimentimin kanë aplikuar, ose po shqyrtojnë mundësinë e hapjes së llogarive të tyre në bankat zvicerane.