Roli i kriptomonedhave në financimin e terrorizmit dhe grupeve militante, ka dalë edhe një herë tjetër në pah pas sulmit vdekjeprurës të grupit militant palestinez, Hamas, në Izrael. Ky i fundit, ka bllokuar llogari kriptomonedhash që thotë se janë të lidhura me hamasin. Ligjvënësit amerikanë, i kanë kërkuar ndërkohë qeverisë të gjurmojë përdorimin e kriptomonedhave nga Hamasi dhe grupet e tjera të lidhura me të. Por, kriptomonedhat janë vetëm një nga mënyrat që përdoren nga grupet e dhunshme militare dhe ato terroriste, si mjet financimi. Por, përse kriptomonedhat përdoren në financat e paligjshme?