Krimineli më i shumëkërkuar në Ekuador, lideri i grupit Los Choneros, u zhduk nga burgu ku po mbahej, thanë autoritetet vendase ndërkohë që një operacion kërkimi ka nisur për të. Gjenerali Cezar Zapata, komandant i policisë kombëtare, tha në një konferencë për shtyp se forcat e armatosura të vendit kanë përcaktuar se një nga të dënuarit në burgun e Guajakuillit është zhdukur.