Top News/ Krimi rus në shërbim të shtetit / ’Lëvizje tektonike’ në nëntokën kriminale të Rusisë
29/12/2023 12:17

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës duket se ka lënë në hije atë që po ndodh me vetë Rusinë. Pikërisht në nëntokën kriminale ruse po ndodhin lëvizje tektonike, thotë për Dojce Velle, Mark Galeotti, historian dhe ekspert i shërbimeve sekrete ruse dhe krimit të organizuar. Shteti rus po mbështetet gjithnjë e më shumë në shërbimet e rrjeteve kriminale, sipas një raporti të publikuar këtë javë nga profesori i Universitetit të Londrës. Sipas tij, krimi i organizuar në Rusi, para pushtimit të Ukrainës, ka qenë i lidhur me bandat në Ukrainë dhe së bashku me to kanë formuar grupet më të mëdha kriminale në Evropë. Por lufta i shkatërroi ato lidhje. Pas fillimit të luftës, disa nga figurat kryesore të krimit rus iu bashkuan ushtrisë private "Ëagner". Lufta ndryshoi të gjithë status quo-në dhe mbi të gjitha balancën e fuqisë midis grupeve të caktuara. Fituesit më të mëdhenj ishin grupet që kishin lidhje me Bjellorusinë, Armeninë dhe Azinë Qendrore, ndërsa humbësit përfshijnë rrjete të mëdha kriminale transnacionale si për shembull, grupet Solntsevskaya dhe Tambovskaya". Këto janë dy strukturat më të famshme mafioze në Rusi. E para vjen nga Moska dhe e dyta nga Shën Petersburgu. Kështu, rrugët alternative të tregtisë dhe kontrabandës tani janë bërë më të rëndësishme. Disa vende në Lindjen e Mesme dhe Qendrore, si dhe Azia dhe Turqia dallohen, thotë Galeotti. Lidhjet midis shtetit rus të Vladimir Putinit dhe botës së krimit në Rusi bazohen në mënyrë cinike në ndihmën e ndërsjellë, shpjegon studiuesi. Për shembull, strukturat kriminale përfshihen gjithnjë e më shumë në prokurimin e mikroçipëve dhe teknologjive të tjera të nevojshme për industrinë ruse të mbrojtjes. Në raportin e tij, Galeotti citon një zyrtar të Europolit: "Nëse dikush ndihmon në kontrabandën e mikroçipave, FSB-ja mund të mbyllë një sy kur bëhet fjalë për trafikun e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore etj."

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04