Është shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Lajmi u konfirmua nga vetë ministri i Brendshëm, Bledi Cuci pas mbledhjes së qeverisë, i cili deklaroi shkurt se kryepolici nuk përmbushi objektivat, referuar këtu dhe ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur vendin.