Fshati Vidhisht u trondit mëngjesin e kësaj të premte, 35-vjeçar Refit Buzi dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij të cilën e mori peng, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.