Historiani 78-vjeçar, Zyhdi Shehi, që akuzohet se vrau shokun e tij të dhomës në azilin privat të të moshuarve do të shtrohet në spitalin psikiatrik. Kërkesë kjo e bërë nga prokuroria e Tiranës dhe që u pranua nga trupi gjykues. Kjo bazuar dhe në kartelën shëndetësore të të të moshuarit, ku pritet t’I nënshtrohet një kontrolli të detajuar lidhur me shëndetin e tij mendor. Por avokati I tij mbrojtës në përfundim të senacës ngriti dyshime se si klienti I tij që vuan nga sëmundja e parkinsonit të kryente krimin.