Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një postim në Facebook shkruan se arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja, është dëshmi e qartë e lidhjeve mes qeverisë dhe krimit të organizuar. Sipas Bashës, mesazhet e siguruara nga rrjetet Sky dhe Encrochat kanë tronditur si qytetarët shqiptarë ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë, duke hequr çdo dyshim, sipas tij, mbi mbështetjen që qeveria e kryeministrit Edi Rama u jep elementëve kriminalë.