Top News – Krimi makabër i studentit shqiptar/ Masakër në Rumani, ezkekutoi një familje
05/03/2021 19:16

5 vjet më parë rezultonte person në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë, por ndërkohë dosja e krimit të tij ka mbërritur në Tiranë për njehsimin e vendimit dhe mundësinë e vuajtjes së dënimit në Shqipëri për Blenis Shytin I dënuar me burgim të pëjetshëm studenti shqiptar rezulton si një prej shqiptarëve që ka kryer krimin më të rëndë ndër vite në Rumani. Zhdukja në rrethana të dyshimta e një familjeje të tërë më 29 shtator 2004 dhe më pas gjetja e tyre të varrosur në vende të ndryshme, trazoi dhe la gjurmë të rënda në memorien e qytetit të qetë Mangalia në Rumani. Viktimat, dy bashkëshortët, Aleksandër dhe Lukrezia Ion, së bashku me vajzën e tyre tetë vjeçare Amalia u masakruan nga student shqiptar dhe nga dy shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve rumun. Viktimat e krimit makabër të studentit shqiptar ishin kthyer nga emigrimi në Gjermani por fqinjët, filluan të shqetësohen për mungesën e tyre. Për këtë fakt u lajmërua edhe policia e Kostancës, e cila nisi kërkimet dhe hetimin për të zbardhur të vërtetën. Hetimin pas këtij konstatimi e mori në duar sektori i krimit të organizuar i policisë së Kostancës, i cili pas rreth tre muajsh kërkimi dhe investigimi intensiv, arrin të bjerë në gjurmët e personave të dyshuar si autorë të masakrës. Ata ishin Blenis Shyti, 21 vjeç, student në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin "Ovidius" të Kostancës, Albin Todri 19 vjeç, i cili vazhdon shkollën e mesme në Kostancë, të dy shqiptarë, dhe rumuni, Stefan Nikulesku, i cili ishte edhe nipi i viktimës, Aleksandër Ion. Pas ndalimit të tyre u arrit të zbardhej gjithë skema tragjike e zhdukjes së familjes Ion.

Top Channel/ “Idiot”! Avokatët reagojnë ashpër pas fyerjes së prokurorit në sallën e gjyqit
12/07 21:17
Top Channel/ Molotov e përplasje! Ç’ndodhi në ditën e 6 të aksionit në Theth
12/07 19:36
Top News – FNSH e RENEA në Theth. Vijon rezistenca e banorëve, krah tyre deputetët e opozitës
12/07 19:26
Top News – Aksident i frikshëm në Bulqizë. Përplasen dy makina, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët
12/07 19:23
Top Channel/ Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
12/07 17:02
Top Channel/ “Idiot”, reagon ashpër Dhoma e Avokatisë ndaj sjelljes së prokurorit të SPAK
12/07 15:15
Top Channel/ Kokainë dhe korrupsion, burg për të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK
12/07 15:13
Top Channel/ Ambasadori izraelit i energjisë: Të tjerët kanë frikë ta sulmojnë, por jo ne
12/07 15:11
Top Channel/ Aksioni i IKMT bashkë me policët, mjetet e rënda u sulmuan me bomba molotov
12/07 15:09
Top Channel/ Përplasje mes banorëve të Thethit, dhe policinë, shkon edhe Bardh Spahia
12/07 15:07
Top Channel/ “Jo më qumësht dhe mish pa faturë”, ministrat dalin në terren pasi urdhrit të Ramës
12/07 15:06
Top Channel/ Tensione në Theth, Luçiano Boçi: Drejtori më tha të marr zvarrë
12/07 15:05
Top Channel/ Pezullohen kontrollet e AKU. Të gjithë inspektorët në vetting
12/07 15:04
Top Channel/ Agravon përplasja e banorëve të Thethit me forcat e policisë, ndërhyjnë Boçi e Spahia
12/07 15:03
Top News- ‘Iu tërheq zvarrë’, përfaqësues nga opozita përplasen me drejtuesin e Policisë në Shkodër
12/07 15:01
Top News – Ndërron jetë në Shqipëri, Werner Daum. Ambasadori që hapi dyert e Europës për shqiptarët
12/07 15:00
Top Channel/ “Shqipëria, vendi qe adhurova”: Erdhi pas 35 vjetësh, vdes ish ambasadori gjerman!
12/07 14:59
Top Channel/Mbrojtja e konsumatorit, Ministrat Denaj dhe Malaj takime ndërgjegjësuese me biznesin
12/07 14:21
Top News- SPAK/ Mbeten në burg 7 personat e arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, emrat
12/07 14:07
Top News- RENEA ‘zbarkon’ në Theth / Mbështet aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje
12/07 14:06